Teuta ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit Mario Gjata.

Bregdetarët kanë arritur më në fund akordin për transferimin e futbollistit, i cili u stërvit me skuadrën e Longos në fillim të përgatitjeve, por më pas u rikthye te Apolonia për shkak të kontratës që kishte.

Si duket, gjërat janë zgjidhur dhe Gjata do të jetë i gatshëm për trajnerin Longo që në ndeshjen ndaj Tiranës. Gjata ka luajtur në Superiore me skuadra si Apolonia e Dinamo.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi, Mario Gjata është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 23 vjeçar, i cili vjen tek Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Apolonisë. KF Teuta i uron mirëseardhje sulmuesit Mario Gjata dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhej në njoftimin e klubit.