Luftëtari është përballur ndaj Teutës, në një ndeshje ishin në diskutim dy objektiva të ndryshme.
Nga njëra anë është ekipi i bluzinjve, i cili kërkon një biletë për arenën europiane, ndërsa Teuta ka vetëm një objektiv, mbijetesën, prandaj në këtë takim është e dënuar për fitore.
Në formacionet e hedhura në fushë nga minuta e parë, Lika ka hedhur nga minuta e parë Shkurtaj dhe Abazaj, të cilët ishin në dyshim për aktivizimin e tyre, ndërsa nuk ia ka dalë edhe në këtë takim, kapiteni Beqiri.
I vetmi ndryshim nga Begeja, është vendosja e Alhassan në vendin e Lajthias.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0, por 45 minutat e para kanë folur për vendasit.
Shkurtaj ka humbur dy raste flagrante përballë Moçkës, ndërsa Bregu është ndalur vetëm nga traversa.
Në minutën e fundit Xhekson ka dhuruar një top për Hilën brenda zonës, por ky i fundit nuk ka arritur ta shfrytëzojë.
Në pjesën e dytë ka pasur më pak ritëm, teksa Meta i ka falur kartonin e kuq Shkallës, pasi mbrojtësi i Teutës ka ndalur kundërshtarin në mënyrë të parregullt, si futbollisti i fundit.
Megjithatë Meta ka lejuar vazhdimin e lojës, ndërsa në fund Teuta merr një pikë të rëndësishme për misionin e mbijetesës./vipsport/