Ka përfunduar në paqe ky vit në Superiore për Teutën dhe Bylisin. Të dy ekipet u ndanë në një barazim 0-0 në ‘Niko Dovana’, në një sfidë shumë të luftuar.
Si klubi ballshiot, ashtu edhe ai durrsak dyluftuan, krijuan shumë po në fund asnjë gol nuk u realizua. Shumë raste për asgjë në Durrës.
Me paraqitjen e të dyja ekipeve, barazimi është rezultati më i drejtë duke parë atë çfarë prodhuan. Në takimin e sotëm, portierët e secilës skuadër pritën disa goditje të cilat mund të ishin fatale.
Kjo pikë dëmton më shumë Teutën, me Martinin që e sheh veten më larg Final Four tani.
TEUTA – BYLIS 0-0
TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Simeu, Kruja, Kotobelli, Beqja, Lloci, Boçi, Toma, Torraj. Trajner: Edi Martini.
BYLIS: Hasanbelli, Gjata, Përndreca, Aboubacar, Ruçi, Malomo, Ofori, Berko, Marku, Përgjoni. Abazaj. Trajner: Nevil Dede.