Teuta dhe Dinamo kanë ndarë pikët në barazimin pa gola në ndeshjen e luajtur sot në stadiumin ”Niko Dovana” në Durrës.

Ndeshja mes dy skuadrave ka dhuruar shumë pak emocione, me raste me pikatore, pasi ekipet ishin më të kujdesshme për të mos pësuar se sa për të shënuar në portën kundërshtare.

Teuta ishte me ngulmuese, por vazhdon të konfirmojë problemin e saj të madh që ka me shënimin e golave.

Kësisoj, sfida u mbyll pa gola dhe pa fitues, me të dy ekipet që marrin nga një pikë që nuk u ndryshon shumë situatën në renditjen e kampionatit.

TEUTA 0-0 DINAMO