Është mbyllur në barazim 1-1 dueli i mbrëmjes mes Teutës dhe Dinamos i vlefshëm për javën e gjashtë të Superiores. Një përballje tepër e luftuar, që në fund nuk prodhoi fitues.

Dinamo gjeti e para rrugën e rrjetës me Zabërgjën në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që vendasit e Edi Martinit, gjetën baraspeshën me Torrajn. Sulmuesi i hedhur në fushë nga stoli, arriti të shënonte në minutën e 64-t.

Ky ishte barazimi i parë për Teutën në këtë sezon dhe i dyti për Dinamon.

Me këtë pikë, skuadra e Ilir Dajës u ngjit në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Teuta në 6 javë ka grumbulluar 7 pikë. Duelin e radhës durrsakët do e luajnë ndaj Laçit në transfertë, ndërsa Dinamo pret Vllazninë.