Nuk ka gola dhe fitues në “Niko Dovana”. Mbyllet në barazim të bardhë 0-0 sfida mes Teutës dhe Elbasanit, me dy skuadrat që duhet të kënaqen me nga një pikë.

Një ndeshje e bukur dhe e luftuar është zhvilluar në Durrës. Si vendasit edhe miqtë kërkojnë golin e avantazhit, por nuk arrijnë që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Elbasani shënon me Gjonin në pjesën e parë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Trajneri i Teutës, Edi Martini ndëshkohet me karton të kuq në mes të pjesës së parë dhe detyrohet që të drejtojë skuadrën nga shkallët e stadiumit për pjesën e mbetur të lojës.

Nuk mungojnë rastet për shënim, por Abalora dhe Tafas ruajnë të paprekura portat respektive. Elbasani ngjitet në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Teuta shkon në kuotën e 15 pikëve.