Pas deklaratës të dhënë nga Artan Shyti te “Procesi Sportiv”, se “presidentët e klubeve të Superiores nuk e dinë Ligjin e Sponsorizimeve dhe bojkoti është i FSHF-së, jo i Ligës”, ka reaguar edhe klubi durrsak.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Teuta shkruan se çdo deklaratë e dhënë nga Shyti në TV për problematikën e futbollit në Shqipëri, është e tij individuale dhe jo Teutës.

Gjithashtu në reagim thuhet se Shyti prej kohësh nuk ka asnjë funksion drejtues te klubi durrsak, duke u distancuar kështu nga deklarata e bërë mbrëmë.

Reagimi i Teutës:

“KF Teuta kerkon te sqaroj opinjoni sportiv që cdo deklarate e dhëne nga Artan Shyti, mbrëmjen e djeshme në televizjon në lidhje me problematikën e futbollit në shqipëri. KF Teuta saqron që çdo deklarat apo opinion i tij eshte individuale jo i KF Teuta. Artan Shyti ka disa kohe që nuk ka asnje funksion drejtues tek Teuta”.