Teuta do të presë Bylisin në “Niko Dovana”, të mërkurën në orën 16:00 për javën e 20-të të Abissnet Superiore. Durrsakët duan të rikthehen te fitorja pas humbjes spektakolare me Laçin dhe të largohen përsëri nga zona e rënies teksa gara është mjaft e ashpër këtë sezon.
Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, bregdetarët kanë zhvilluar seancën e sotme stërvitore për t’u përgatitur ndaj ballshiotëve. Një ndeshje e vështirë në letër dhe e vështirë edhe në fushë teksa Byis vjen pas dy fitoreve rradhazi.
Një lajm i mirë vjen për teknikun Martini teksa pritet që pasnesër të ketë të gatshëm liderin dhe kapitenin e skuadrës, Emiljano Vila, i cili lë pas dëmtimin.
Padyshim qe durrsaket do te tentojne nje tjeter fitore e cila do te rregullonte ne njefare menyre ecurine e tyre dhe klasifikimin ne shpresen per t’iu shkeputur njehere e mire fundit te tabeles dhe per te pare me lart. Ardhjet e merkatos se janarit kane rikthyer shpresen tek kjo skuader dhe si rrjedhoje tashme pritet qe ata te reflektojne ne fushen e lojes.