Teuta duket se do të ketë mungesa në Shkodër dhe bëhet fjalë për dy lojtarët titullarë që ishin kthyer në mjaft të rëndësishëm në këtë pjesë të parë të sezonit, në skuadrën e Bledi Shkëmbit.

Mbrojtësi Rustem Hoxha plotësoi numrin katër të kartonëve të verdhë në Gjirokastër, në ndeshjen që u zhvillua dy javë më parë.

Por edhe Khalid, sulmuesi që edhi me bujë në verë në Durrës, ndonëse u duk sikur u rikuperua ka probleme në gju dhe nuk do të luajë në transfertën shkodrane, pasi ka punuar veçmas grupit tjetër të trajnerit Shkëmbi.

Në dyshim është edhe Arbër Çyrbja. Këto ditë lojtari nuk ka pasur përmirësime të mëdha, por vetëm një ditë para ndeshjes do të vendoset për të nëse do të grumbullohet apo jo në transfertën e Shkodrës./vipsport/