Teuta ka mbyllur përgatitjet ditën e djeshme për ndeshjen ndaj Kastriotit në Niko Dovana, sot në orën 16:00 për javën e 16-të të Abissnet Superiore. Nën drejtimin e Edi Martinit, ekipi është stërvitur jo i plotë teksa mungesat janë shqetësuese për teknikun shkodran.
Mbrojtësi, Blerim Kotobelli është 100% jashtë për shkak kartonësh ndërsa nga tribuna pritet ta ndjekë edhe kapiteni Emiljano Vila, i cili ka probleme me brinjët.
Dy liderë që kanë një peshë të madhe brenda ekipit por për t’u mos mjaftuar me kaq, Martini duhet të llogarisë edhe mungesat e mundshme të Hektor Idrizajt dhe Ildi Grudës.
Dyshja ka shfaqur shqetësime dhe nuk janë stërvitur normalisht me grupin. Goditja e merkatos, Sherif Kallaku është bashkuar vetëm ditën e djeshme me ekipin dhe fanella e titullarit për të nuk duket e mundshme.
Formacioni i Mundshëm:
Teuta (3-5-2): Qirko; Qaqi, Jazxhi, Kouros; Marku, Beqja, Karabeci, Çejku, Gjinollari; Oshafi, L. Vila. Trajner: Edi Martini