Teuta mbyll bashkëpunimin me Ardit Iljazin. Këtë njoftim e shpërndau vetë klubi durrsak në faqen zyrtare në rrjetet sociale. Mbrojtësi u transferua te Teuta në verë teksa erdhi si një përforcim nga radhët e Erzenit, mirëpo nuk ia doli të përshtatej teksa me bregdetarët u aktivizua në vetëm pesë ndeshje të këtij sezoni në Superiore.
Kështu, 23-vjeçari nga Gostivari prej merkatos së janarit do të jetë një futbollist i lirë me mundësinë për të vendosur vetë eksperiencën e radhës ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të vijojë të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar.
“Faleminderit Ardit Iljazi!
Ardit Iljazi, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mbrojtësin @arditiljazi4 për kontributin e tije me fanelën e Teutës, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës”- shkruhet ne njoftimin e klubit durrsak.