Ish-futbollisti i Vllaznisë, Silvio Zogaj është zyrtarisht pjesë e Teutës së Durrësit. 23-vjeçari doli lojtarë i lirë pas përfundimit të kontratës me shkodranët teksa zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së Edi Martinit, duke firmosur kontratë 3-vjeçare.
Me afrimin e Zogajt, reparti ofensiv i durrsakëve duket i kompletuar, së bashku me Krasniqin, Hebajn, Kapllanin.
Kujtojmë që shkodran insistoi për të bindur sërish Zogajn që të qëndronte me kuqeblutë, duke qenë se edhe trajneri Tomas Brdariç kishte pëlqyer cilësitë e tij.
Mirëpo, pavarësisht bisedimeve mes palëve, sulmuesi refuzoi rinovimin e kontratës për shkak se nuk e bindi oferta që i kishin bërë drejtuesit.
Ne keto rrethana kane perfituar durrsaket. Trajneri Edi Martini e pelqen kete lojtar dhe per kete arsye, ai ka angazhuar menjehere drejtuesit e klubit te Teutes per ta mbyllur marreveshjen me te dhe keshtu ka ndodhur.
Silvio Zogaj ne kete menyre per tre vitet e ardhshme do te jete pjese e Teutes ku shpreson te jape me te miren e tij. Kjo do te jete skuadra e katert me te cilen lezhjani 23 vjeçar do te luaje ne Superlige pas Luftetarit, Laçit e Vllaznise.