Teuta mposhti Kamzën me rezultatin 1-0 në takimin e fundit të javës së 3-të të Kategorisë Superiore. Goli i sulmuesit Amadu Latif në minutën e 74-t i dha fitoren e parë skuadrës së Bledi Shkëmbit.
Aksioni i ketij goli ka patur per protagonist mbrojtesin shkodran Esin Hakaj. Ai ka bere gjithçka mire ne krahun e majte, ka krosuar sakte ne zone dhe Latif me koke e ka derguar ne rrjete.
Ndërkohë për Kamzën e Devollit, kjo ishte humbja e dytë radhazi pas asaj ndaj Partizanit. Një lojë e barabartë dhe pa shumë raste shënimi, por në fund janë vendasit ata që festojnë.
Ne kete ndeshje, ne formacionin e Teutes kane luajtur titullare te tre shkodranet. Por Vecaj eshte zevendesuar ne fund te pjeses se pare duke i lene vendin Prognit.
Sakaq, Kruja ka qene ne fushe per 84 minuta duke dhene nje kontribut shume te vyer ne arritjen e fitores se skuadres te tij.
Në 3 ndeshjet e para Teuta nuk ka pësuar asnjë gola, teksa ndodhet në kuotën e 5 pikëve. Në sfidën e radhës “Djemtë e Detit” do të presin Kukësit, ndërkohë që Kamza luan në shtëpi ndaj Kastriotit.