Tirana dhe Teuta luajtën mes tyre në “Air Albania” finalen e Kupës së Shqipërisë, shkruan Syri.net.
Durrsakët fituan me rezultatin e pastër 2-0, duke ngritur trofeun për 100-vjetorin e themelimit të klubit të tyre.
Rustem Hoxha në minutën e 2-të dhe Lorenco Vila në të 79’ i dhanë suksesin “Djemve të Detit”
Tirana nuk arrin dot t’i fitojë të dy trofetë, pas titullit kampion.
Kësisoj, Teuta fiton për herë të katërt në historinë e saj Kupën e Shqipërisë, pas atyre në sezonet 1994-1995, 1999-2000 dhe 2004-2005.