Teuta mposhti Tiranën me rezultatin 2-1. Beshiraj tundi rrjetën e Selmanit që në minutën e 4-t por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në të 13-ën Zharmuni zhbllokoi shifrat për Tiranën, por festa nuk iu zgjati shumë pasi Simeu gjeti golin e tij të parë në Superiore.
Teksa dukej që sfida do të mbyllej barazim, Kotobelli fiton penallti dhe do te ishte lojtari qe u pat stervitur per disa kohe me Vllaznine, Matias Lloci qe e realizon.
Kështu Teuta parakalon Tiranën duke u ngjitur në vendin e 8-të tashme ne kuoten e 27 pikeve, ndersa bardheblute zbresin ne te 9-tin e 26 pike. Duket se gara per renien do te jete e forte deri ne fund te kampionatit.
TEUTA 2-1 TIRANA
17′ Simeu, 88′ Lloci (P)/ 13′ Zharmuni