Klejdi Daci është përforcimi më i ri i skuadrës së Teutës. Në ditën e fundit të merkatos së transferimeve, skuadra durrsake ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit shtatlartë, i cili pak ditë më parë pati ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Kukësit.
23-vjeçari i lindur në Tiranë, është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar dhe do të jetë një përforcim i rëndësishëm, një alternativë cilësore për trajnerin Martini dhe skuadrën Durrsake për pjesën e mbetur të sezonit.
Daci është aktivizuar në 11 ndeshje me Kukësin këtë sezon në kampionat, duke shënuar edhe 2 gola. Ndërsa në Kupën e Shqipërisë, ka luajtur dy takime dhe shënuar në një prej tyre.
23 lojtari shtatlartë është një futbollist energjik, i cili në fushë spikat për grintën e tij dhe potencën në repartin e avancuar. Me afrimet e kryera, skuadra durrsake ka arritur të përforcohet ndjeshëm si në mesfushë edhe sulm, duke marrë futbollistë si Daçi apo më herët edhe Kallaku dhe Jurgen Goxha.