Teuta këtë javë pret në shtëpi ekipin e Lushnjes. Një takim që do shërbejë për të formalizuar mbijetesën për durrsakët që në këtë fazë të kampionatit kanë qenë të papërmbajtshëm.

Por nëse Teuta thuajse e ka siguruar qëndrimin edhe matematikisht duke parë kundërshtarin që ka përballë e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Kamzen apo Vllazninë që tashmë është me një këmbë në Kategorinë e Parë .

Por te Teuta duket se janë dy futbollistë që duan të shpëtojë Vllaznia. Ata janë shkodranët Esin Hakaj dhe Arsid Kruja.

Të dy lojtarët që në të shkuarën kanë qenë pjesë e kuqebluve kanë shprehur keqardhjen për këtë situatë që po kalojnë 9 herë kampionët e vendit dhe shpresojnë që në fund ekipi i tyre i fëmijërisë t’ia dalë mbanë të mbijetojë në Superligë./newsport/