Teuta mbeti jashtë Kupave të Europës pasi u mund në ndeshjen e fundit nga Partizani, por portieri Pano Qirko ka siguruar pjesëmarrjen në Champions. Ai është huazuar nga klubi i Partizanit për ndeshjet e Europës dhe tashmë lajmi është zyrtarizuar edhe nga ana e klubit të Teutës.

Qirko do të jetë pjesë e të kuqve në fushatën eliminatore që të kuqtë kanë në Kupat e Europës. Në fakt, Partizani ka 3 portierë në gjendje ku Hoxhës dhe Rexhepit, i është bashkuar edhe Aldo Teqja që ka përfunduar huazimin e tij te Bylisi me Qirkon që bëhet portieri i katërt.

“KF Teuta ka arritur marrëveshjen me FK Partizanin për huazimin e portierit Pano Qirko për ndeshjen e Kupave të Europës. Pano Qirko do të rikthehet në skuadër pas përfundimit të fazës kualifikuese që Partizani ka në UEFA Champions League.

KF Teuta i uron suksese Qirkos dhe Partizanit në Europë”, shkruan klubi i Teutës.Por nderkohe burime prane klubit te kuq bejne te ditur se Partizani do te tentoje ta mbaje portierin edhe pas ndeshjeve europiane.