Teuta 1 – 0 Skënderbeu (Toma 16′)

Superiore: Java 31
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Albert Doda

FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Vata, Jazxhi, Maçolli, Boçi, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Çyrbja, Arifi, Vila. Trajner: Bledar Hodo.
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Nikaj, Nasr, Dwumfour, Sabo, Estrela, Doka, Shaqe, Luquinhas, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka.

Teuta ka arritur të mposhtë Skënderbeun në “Niko Dovana” me rezultatin 1-0 falë golit të Tomës. Sfidë e vlefshme kjo për javën e 31-të të Superiores dhe duel direkte për mbijetesë që u fitua nga Teuta.

Ekipi durrsak tashmë është ngjitur në vendin e shtatë me 33 pikë, po aq ka Bylisi i një vendi më poshtë dhe Tirana me 32 pikë në vendin e 9-të. Skënderbeu pozicionohet në fund të renditjes me 30 pikë të grumbulluara.

90’ Akordohen 5 minuta shtesë

82’ Teuta pranë golit të dytë me Peposhin

46’ Nis pjesa e dytë në “Niko Dovana”

16′ GOL TEUTA! Shënon Toma.

1’ Duel direkt për mbijetesën në Superiore, shkelmohet topi i parë në Teuta – Skënderbeu.