Teuta ka katër javë që nuk fiton, ndërsa durrsakët, në javët e fundit kanë ndërlikuar pozitat e tyre duke iu larguar disi kreut të klasifikimit. Pasi kanë qendruar dy ditë pushim, durrsakët kanë zbritur sot në fushën e stërvitjes.

Ata po pergatiten per sfiden e rradhes ndaj Vllaznise kur do te tentojne te largojne “syrin e keq” dhe te marrin fitoren, ndonese ne pamje te pare kjo duket e veshtire sepse edhe shkodranet kane te njejtin objektiv.

Stervitja ne kampin durrsake ka vijuar normalisht edhe ne seancen e sotme. Trajneri Blendi Shkëmbi fillimisht ka folur para seancës dhe ka kërkuar nga skuadra më shumë përqendrim te ndeshja e radhës, ajo me Vllazninë në Shkodër. Sipas Shkëmbit, duhet e patjetër që skuadra të rikthehet te 3 pikët.

Ndërkohë, trajneri më pas ka vazhduar me ushtrime, kryesisht cirkuite, ndërsa durrsakët do shohin mundësinë edhe për zhvillimin e ndonjë ndeshje miqësore.

Edhe ne kete takim, nuk do te mungojne futbollistet shkodrane qe do te luajne kunder Vllaznise sepse siç dihet pjese e Teutes ne kete sezon jane mesfushoret Uendi Vecaj dhe Arlind Kalaja.