Teuta nuk e ka fshehur ambicien për të qenë pretendente për titull sezonin që vjen. Durrsakët u eleminuan nga Granada në Europa League, ndërsa fokusi i vetëm tanimë mbetet kampionati.

2 titujt e fituar sezonin e fundit në Kupë dhe Superkupë, kanë rritur pritshmëritë te Djemtë e Detit.

Afrimet e kësaj merkatoje kanë rezultuar efikase, teksa mjafton të përmendim që në mesfushë u zyrtarizuan dy ekspertë dhe njohës të futbollit shqiptar si Karabeci dhe Daja.

Trajneri Edi Martini pëlqen freskinë në skuadër, me durrsakët që pritet të afrojnë dhe Ledjon Xhymertin nga Fushë-Kruja dhe Brendon Smajlin nga Vllaznia.

Të dy lojtarët janë prej ditësh nën urdhërat e shkodranit, me mbrojtësin dhe mesfushorin që do freskojnë grupin me moshën e re./newsport/