Teuta do të luajë në fundjavë me Vllazninë, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për vetë synimet që kanë durrsakët për të mos iu larguar zonës së Europës, jo vetëm nga Kupa e Shqipërisë, por edhe nga kampionati.
Durrsakët kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat me shkodranët, fill pas kualifikimit ndaj Erzenit në Kupën e Shqipërisë.
Skuadra durrsake do të jetë më e plotë se ndaj Luftëtarit dhe trajneri Edi Martini do të ketë për lojë mesfushorin Arbër Çyrbja.
Ndërkohë që në dyshim vazhdon që të mbetet Renato Arapi, mungesa e të cilit u ndje shumë në ndeshjen e fundjavës së shkuar me Luftëtarin në Durrës. Gjithsesi, deri nesër pritet që të shihet forma e kapitenit./Vipsport/