Skuadra durrsake, që iu besua trajnerit korçar Bledi Shkëmbi, ka pësuar shumë ndryshime në grupin e lojtarëve, në krahasim me sezonin e kaluar.
Kanë ardhur lojtarë nga Kosova, nga kampionati ynë, nga Italia, si dhe është kthyer pas shumë vitesh në Shqipëri portieri Isli Hidi.
Afrimi i fundit i Teutës është mesfushori i talentuar shkodran Uendi Vecaj, i cili vjen nga Kroacia, ku ka firmosur një kontratë trevjeçare me Dinamon e Zagrebit.
Klubi durrsak nuk e ka zyrtarizuar ende këtë lëvizje, por akordi mes palëve është arritur dhe Vecaj pritet të vijë në formë huazimi te Teuta.
Durrsakët duken të kompletuar me lëvizjet që kanë bërë deri tani, por mund të ketë edhe ndonjë afrim të fundit në merkaton e verës. / Vipsport/