Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme sot përballë Teutës në transfertë, duke kaluar pikërisht durrsakët në renditjen e Superiores.
Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu në fakt ka kaluar pjesën më të madhe të ndeshjes në mbrojtje, në pritje të një kundërsulmi për të goditur ekipin vendas.
Një taktikë që rezultoi efikase, pasi një gol me kundërsulm në pjesën e dytë të sfidës ishte ai që vendosi fatin e duelit.
Kështu, Laçi kalon pikërisht Teutën në renditje duke dalë nga zona e ftohtë e kualifikimit, për t’i dhënë fund edhe një serie të gjatë ndeshjesh pa fitore.
TEUTA-LAÇI 0-1
71′ Melo