Nga Endri ÇINARI
Vllaznia do udhëtojë drejt Durrësit ditën e sotme për tu ndeshur me vendasit e Teutës. Ndeshja e vlefshme për javën e 14-të të Superiores i gjen të dy skuadrat në një formë thuajse të njëjtë. Dhe në orën 16:00 , në “Niko Dovana” , të dy skuadrat do përpiqen të kthehen tek rezultati pozitiv.
Edi Martini duket se e ka hartuar edhe formacionin që do hedhë në fushë ditën e sotme përballë kuqebluve. Kështu në portë pritet Dema, që ka mbrojtur portën durrsake këtë sezon. Në mbrojtje nga e djathta pritet Kruja e ndërsa majtas, kapiteni i skuadrës, Kotobelli. Me Qaqin dhr Jazxhi që do përbëjnë dyshen e repartit të prapavijës.
Në mesfushë duket se do ketë vend për lojtarin e talentuar Arifin, i cili pritet të ulë në stol një prej Dajes apo Karabecit. E ndërsa titullarë priten edhe Beqja dhe Gjinollari. Nga krahët si titullarë janë parashikuar Boci dhe Peposhi, të cilët do jenë në mbështetje të sulmuesit kryesor, Daci.
Sfida pritet e luftuar dhe e vështirë për Vllazninë. Ku shkodranëve iu duhet të thyejnë edhe një tabu. Pasi prej 9 vitesh nuk arrijnë të fitojnë në transfertën durrsake.