Teksa ka mbetur dhe një javë nga fundi i kampionatit, Teuta merr kryesimin e kampionatit në kuotën e 63 pikëve, po aq sa Vllanzia, por favor për durrsakët mbetet golavarazhi +1 gol më shumë së shkodranët.
Në vendin e tretë renditet Partizani në kuotën e 61 pikëve, ndërsa Laçi në vendin e katërt me një pikë më pak.
Renditja në mesin e tabelës nuk ndryshon, teksa Tirana pas barazimit 1-1 me Apoloninë djeg mundësinë për Kupat e Europës duke u renditur në vendin e 5-të në kuotën e 55 pikëve.
Skënderbeu renditen në vendin e 7-të në kuotën e 37 pikëve duke shpëtuar zyrtarisht nga rënia në një kategori më poshtë.
Situatë interesante paraqitet dhe në fundin e tabelës, teksa Kastrioti dhe Bylisi vazhdojnë më diferencën e 1 pike pas barazimit 1-1 në Kamëz.
Renditjen e mbyll Apolonia e cila ka rënë zyrtarisht nga kategoria dhe luan pa objektiva.