Teuta është një ekipet më në formë të Kategorisë Superiore. Sëbashku me Kukësin dhe Tiranën, durrsakët kanë 7 pikë në renditje në 3 javët e para. Ndeshja e fundit në Durrës u mbyll me rezultatin 3-1, ndërsa ekipi ka nisur pregatitjet për ndeshjen e radhës që do të luhet ndaj Vllaznisë.
Pauza e kampionatit për shkak të Kombëtareve do t’i shërbejë trajnerit Shkëmbi për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar. Pikerisht nisur nga kjo, Arbër Çyrbja do të jetë gati për ndeshjen ndaj shkodranëve duke lënë pas dëmtimin.
Por nga ana tjeter mungesa e madhe do të jetë sërish mesfushori Sherif Kallaku. Dëmtimi i tij duket se është më serioz nga se u mendua në fillim dhe stafi mjekësor sëbashkur me trajnerin Shkëmbi nuk do të rrezikojnë duke e aktivizuar në takimin e radhës.
Kjo padyshim qe eshte nje avantazh per Vllaznine, megjithate edhe ajo pritet te kete ndonje problem me mungesat ne formacionin baze. Pavaresisht kesaj, shkodranet do te tentojne me çdo kusht te marrin pike ne “Niko Dovana”, por veshtire se Teuta do te heqe dore nga objektivi i saj per te fituar dhe per te ruajtur kreun.
Me Teuten siç dihet ne kete sezon luajne edhe dy futbolliste shkodrane, pikerisht mesfushoret Uendi Vecaj dhe Arlind Kalaja.
www.shkodrasport.com