Vllaznia 0 – 0 Teuta
Vllaznia dhe Teuta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, ka përfunduar me rezultatin 0-0.
Pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet, edhe pse me “pikatore”, rruga e rrjetës nuk u gjet kurrë. Pjesa e parë ishte pothuajse krejtësisht e qetë, ndërsa në të dytën ekipet u “rindezën” disi, por pa rezultat.
Pas këtij barazimi, Teuta shkon në kuotën e 34 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6-të, duke u larguar disi nga “zona e ftohtë”. Në krahun tjetër, me 52 pikë shkodranët mbajnë vendin e tretë.