Diten e sotme eshte zyrtarizuar “divorci” i portierit Isli Hidi me ekipin e Teutes. Kjo ka bere qe durrsaket tashme te vihen ne kerkim te nje portieri tjeter cilesor per te plotesuar kete pozicion delikat te skuadres se tyre.

Nga sa mesohet, aktualisht Teuta po synon dy portierë cilësorë dhe nga sa bëhet e ditur, Stivi Frashëri dhe Alen Sherri kanë nisur bisedimet me durrsakët pas largimit të Isli Hidit. Në Durrës duan që të kenë një skuadër solide dhe duket se merkato është rihapur sërish në prag të sezonit të ri.

Sa i takon portierit Sherri, me shume siguri ai nuk do te largohet nga Vllaznia sepse jo vetem qe ka kontrate me kete ekip, por drejtuesit e saj e shohin si nje pike te rendesishme te skuadres se tyre.

Tashme qe eshte larguar edhe portieri tjeter- Erind Selimaj per ne Kosove, tek kuqeblute ne stervitje ka mbetur vetem Sherri dhe 19 vjeçari Qarri. Pikerisht per kete, hipoteza e kalimit te 21 vjeçarit ne “Niko Dovana” duket thuajse e pamundur.
www.shkodrasport.com

e