Teuta-Bylis 4-0

Golat: Aleksi 16′, Qirko (autog 57′), L.Vila 74′, Bregu 94′

Teuta ka mundur Bylisin me rezultatin 4-0. Një sfidë që po ta shohësh nga rezultati, duket sikur durrsakët e kanë dominuar atë, por që në fakt ka ndodhur kështu vetëm pas golit të dytë, sepse Teuta ka realizuar golin e parë me faul nga Aleksi, që përfiton edhe nga gabimi i Qirkos. Më pas ka një penallti të padhënë për Bylisin, ku Rustem Hoxha bën faul ndaj Desançiç e Antoni në të 31’, por gjyqtari Bastari nuk e akordon.

Ashtu si dhe në fundin e pjesës së parë, në shtesë, Bylisi humb një mundësi ideale me Antonin. Pjesa e dytë është ndryshe, pasi Qirko shënon duke devijuar topin në portën e tij. Ashtu sikurse jepet edhe një penallti e dyshimtë për Bregun nga gjyqtari Bastari që pritet nga Qirko, ndërkohë që më parë është faull në mesfushë për Nebihun e ballshiotëve që dëmtohet nga Vila…

Ndërsa, duhet theksuar se skuadra durrsake, më pas ka shënuar edhe dy gola të tjera, ndonëse ka pasur edhe Kojiç një rast që Frashëri ka shëptuar portën…

Formacionet zyrtare

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Aleksi, Kuros, Daja, Karabeci, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi.
Trajner: E. Martini

Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Preka, Janku, Hadroj, Desançiç, Lorran, Carkanji, Qardaku, Ndreca, Antoni.
Trajner: V. Dovedan

Gjyqtar: E.Bastari (TR)

62’ Faull në mesfushë i Vilës ndaj Nebihit, por gjyqtari Bastari e vijon aksionin me Bregun që kërkon të shmangë Ymeralilajn dhe i vjedh një penallti anësorit të djathtë ballshiot. Bastari nuk heziton dhe protestojnë ballshiotët. Gjuan Bregu dhe devijon Qirko!

45+1′ Antoni i shpëton mbulimit të Aleksit qe del huq në markin në zonë nigeriani e vë në zotërim topin por me Frashërin e mundur as vetë nuk e beson që ka humbur gol të sigurtë!

31’ Hoxha bën faul në zonë, Bylisi pretendon për penallti teksa pas një kontakti me lojtarin e Teutës Antoni dhe Desançiç kërkojnë 11-metërsh. Gjyqtari Bastari vijon ndeshjen…

1’Nis ndeshja Teuta-Bylis