Luan ndaj një kundërshtari të fortë, në formën më të mirë për momentin, por te Teuta nuk i tremben aspak sfidës me Vllazninë. Përkundrazi, blutë po punojnë mjaft të qetë për të treguar vlerat e tyre më të mira edhe këtë herë.
Trajneri Edi Martini e ka përqendruar punën te taktika që do të ndjekë për këtë 90-minutësh, që shënon edhe nisjen e një turi force për blutë. Pas Vllaznisë, Teuta do të përballet me Dinamon dhe pastaj me Laçin në shtëpi. Por askush në kampin durrsak nuk sheh përtej ndeshjes që luhet të shtunën.
GJENDJA – Te Teuta ka pasur një shqetësim Vila, por që nuk duhet serioz sa për të munguar gjatë. Lojtari u dëmtua ndaj Bylisit në gjurin e këmbës së majtë dhe ka pësuar një shembje, gjë e cila do kohën e saj të rikuperimit.
Rreth 15 ditë ka Vila që mungon, ndërsa trajneri Martini pret ta ketë të gatshëm veteranin ndaj Vllaznisë, por ndoshta ai takimin mund ta nisë nga stoli. Me grupin ende nuk janë bashkuar Arifi, dhe Toma, i pari pjesë e kombëtares U-19, ndërsa Toma po vijon riaftësimin dhe i duhet pak kohë që të kapë ritmin pas dëmtimeve që e ka lënë jashtë fushave të blerta, që pas ndeshjes me Skënderbeun në kampionat.
PËRGATIJET— Djemtë e Detit” kanë vijuar dje përgatitjet për takimin ndaj Vllaznisë. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe ndihmësve të tij, ekipi zhvilloi një seancë të karakterit taktik, ku stafi po jep këshillat e fundit. Grupi është në gjendje optimale dhe ne dispozicion të stafit teknik.