Teuta ka marrë një barazim në Durrës me Skënderbeun. Ndeshja u mbyll në “paqe” 1-1 në “Niko Dovana”. Golat u shënuan nga 2 qendërsulmuesit kryesor të ekipeve, që vodhën festën në stadium. Bismark kaloi korçarët në avantazh në pjesën e parë, ndërsa barazoi shifrat, sulmuesi shkodran Preknicaj.
Ky i fundit u hodh si “xhol” nga Martini, pasi direkt sa u fut u bë protagonist me golin e realizuar. Kwshtu, çdo gjë rrodhi drejt një pike për të dy skuadrat, një rezultat që disi më shumë knaq Gvozdenovic sesa Martinin.
Ne fakt ne minuten e 91-te Kotobelli realizon golin e përmbysjes pas krosimit të Krujës por anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje dhe me pas edhe VAR e konfirmoi.
Tekniku i durrsakëve i druhej rrezikshmërisë se Skënderbeut dhe kjo ndodhi, pasi Teuta donte suksesin dhe nuk ia arriti dot mbanë t’a përmbushë detyrën.
Teuta 1 – 1 Skënderbeu
(Preknicaj 67’/ Charles 40′)
TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Beqja, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, A. Peposhi, Arifi.
SKËNDERBEU: Alia, Vasquez, Ramos, Prençi, Rabiu, Rashica, Janaqi, Nerguti, Zenullari, Frenklin, Bismarck.