Teuta nuk ndalet në merkato. Kampionët në fuqi të Superligës janë pranë akordit me Jahmir Hykën, ndërsa kanë arritur të sigurojnë edhe shërbimet e Niko Zisit.
26-vjeçari është një emër i njohur për kampionatin shqiptar pasi në të kaluarën ka luajtur me Bylisin, Elbasanin dhe Kamzën.
Zisi e ka nisur karrierën AO Pefkis në Greqi, ndërsa më pas ka luajtur për Aris U20, ndërsa së fundmi ka luajtur me dy ekipe të nivelit të ultë në Greqi si AS Santorinis dhe AO Ypatou.
Newsport.al mëson se sulmuesi ditën e sotme ka dalë në stërvitje me Teutën, ndërsa ngelet vetëm zyrtarizimi nga ana e kampionëve në fuqi pasi çdo mes palëve është mbyllur.