Ne Durres eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes se Kupes ne mes Teutes dhe Vllaznise dhe 20 minutat e para jane mbyllur me avantazhin e vendasve me rezultatin 48-46 Diçka e papritur ne fakt sepse perioda e pare u mbyll me nje avantazh prej 11 pikesh ne favor te ekipit shkodran por qe nuk diti ta administronte ate.
Djemte e drejtuar nga trajneri Plantak i kane bere nje nisje shume te mire ndeshjes, ndoshta duke perfituar edhe nga nje lodhje e basketbollisteve te Teutes qe kane luajtur edhe ne mesjave per Ligen Ballkanike.
Basketbollistet shkodrane kane dominuar duke shenuar edhe disa trepikesha dhe kjo ka bere qe perioda e pare te mbyllet me nje diference prej 11 pikesh ne favorin e tyre, teksa janë fiksuar shifrat 19-30.
Edhe e dyta nis mirë por me kalimin e minutave, durrsakët e rrisin lojën e tyre por njëkohësisht edhe Vllaznia gabon në disa momente dhe kjo bën që diferenca të ngushtohej deri në një pikë, madje në minutën e 17-të është Teuta që kaloi për herë të parë në avantazh duke udhëhequr 41-39.
Vllaznia mundohet te rihyje ne loje por lojtaret e saj gabojne shume dhe kjo i jep mundesine Teutes qe ta mbylle ne avantazh kete pjese loje ne shifrat 48-46.
© shkodrasport.com