Teuta i ka hedhur sytë nga talentet. Në Kosovë mori Roni Gashin dhe Florent Avdylin, kurse Laçit i “rrëmbeu” Sherif Kallakun.
Nuk janë ndalur me kaq durrsakët, pasi nga Besëlidhja është afruar Seku Kamara, kurse nga Hajduk Split Ardit Deliu.
Tashmë është momenti për të konkretizuar marrëveshjen me një tjetër lojtar. Ai është mesfushori Uendi Vecaj, i cili është formuar si lojtar te Vllaznia.
Nga shkodranët që transferuar te Dinamo e Zagrebit dhe ka luajtur me ekipin e dytë.
Tashmë ka ardhur momenti që Vecaj të rikthehet në Shqipëri dhe “Sport Ekspres” mëson se mund do të prezantohet te Teuta për çështje ditësh.
Momentalisht Bledi Shkëmbi me ekipin e tij ndodhën në Ohër, ku po zhvillojnë fazën përgatitore.
Në Durrës, Vecaj do të gjente edhe lojtarë të tjerë shkodranë. Esin Hakaj dhe Arsid Kruja janë pjesë e durrsakëve dhe që të dy luajnë si titullarë./sport-ekspres/