Alban Hoxha, Gerard Progni, por mbi të
gjithë, Shëptim Moçka kanë dhuruar emocione të mëdha në ndeshjen mes Teutës dhe Partizanit, të përfunduar në barazim 1-1.
Të kuqve u ka shpëtuar nga duart një fitore hipotetike, e mbajtur nga minuta e 25’ deri në të 95’, e shfuqizuar nga goli i realizuar në minutën e 6’ shtesë, nga portieri i skuadrës së Teutës, Shpëtim Moçka.
Ky i fundit, ka dalë në sulm në aksionin e fundit në favor të vendasve, duke dërguar topin në rrjetë, pas një goditje perfekte me kokë.