Teuta ka vijuar ta ruaje avantazhin edhe ne perioden e trete te ndeshjes ndaj Vllaznise, ndeshje kjo qe po luhet ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit. Kjo periode eshte mbyllur ne shifrat 66-57.
Djemte e drejtuar nga trajneri Plantak i kane bere nje nisje shume te mire ndeshjes, ndoshta duke perfituar edhe nga nje lodhje e basketbollisteve te Teutes qe kane luajtur edhe ne mesjave per Ligen Ballkanike.
Basketbollistet shkodrane kane dominuar duke shenuar edhe disa trepikesha dhe kjo ka bere qe perioda e pare te mbyllet me nje diference prej 11 pikesh ne favorin e tyre, teksa janë fiksuar shifrat 19-30.
Edhe e dyta nis mirë por me kalimin e minutave, durrsakët e rrisin lojën e tyre por njëkohësisht edhe Vllaznia gabon në disa momente dhe kjo bën që diferenca të ngushtohej deri në një pikë, madje në minutën e 17-të është Teuta që kaloi për herë të parë në avantazh duke udhëhequr 41-39 dhe e mbyll këtë periodë me shifrat 48-46.
Në periodën e tretë ka barazpeshë në minutat e para dhe Vllaznia arrin të barazojë deri në 55-55 por më pas, gabon disa herë në gjuajtje dhe është sërish Teuta që rikthehet në avantazh dhe madje edhe e thellon duke bere qe perioda e trete te mbyllet ne shifrat 66-57, fale nje trepikeshi te shenuar ne sekonden e fundit nga Llazani.
© shkodrasport.com