Teuta ka nisur që të mendojë për transfertën me Apoloninë, ndërsa durrsakët, në këto dy javë kanë sfida vendimtare për objektivin madhor titullin kampion, por edhe Kupën e Shqipërisë.
Këhstu, Teuta luan të shtunën për llogari të javës së 27-të kundër Apolonisë në Fier, aty ku trepikëshi bëhet detyrim.
Më pas, më 14 prill luan një ndeshje teke me eliminim direkt ndaj Skënderbeut në Durrës, nga ku vuloset skuadra që do të shkojë në finalen e Kupës. Ndërsa më 18 prill luan në transfertë, sërish me korçarët, por këtë herë për javën e 28-të të Superiores.
Në letër ekipi i Edi Martinit është i favorizuar, por gjithsesi skuadra si Apolonia dhe Skënderbeu kanë treguar se mund të thyejnë këdo, sidomos në këtë pjesë të dytë të sezonit, kur edhe klanë bërë lëvizje në merkato…