Finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Vllaznisë do të futet në historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë do të përdoret sistemi VAR (Video Assistent Referee).
FSHF raporton se të gjitha ndeshjet e Superiore në sezonin 2021/2022 do të zhvillohen me VAR. Gjithashtu ky sistem do të përdoret edhe në Kupën e Shqipërisë, duke nisur nga faza çerekfinale.
Më parë arbitrat kanë zhvilluar disa seminare teorikë për sistemin VAR, ndërkohë që është aplikuar edhe në disa ndeshje miqësorë të luajtura në “Selman Stërmasi” dhe stadiumi “Skënderbeu” në Korçë.