Eshte mbyllur pjesa e pare ne Durres e cila ka dhuruar dy gola. Dhe per fatin e keq te shkodraneve, te dy ata i kane shenuar vendasit.
Në fillimin e takimit ekipet janë treguar të kujdesshme, duke mos u hedhur në aventurë për ndërtuar aksione sulmuese.
Megjithatë për golin e parë të takimit mendon mbrojtësi Hrkaç, i cili pas daljes së gabuar të Sherrit, ka shtyrë topin drejt rrjetës.
Pjesa e parë ka përfunduar me golin e dytë të Teutës, teksa këtë herë shkodranët i ndëshkon ish-futbollisti i tyre, Esin Hakaj.
Per Vllaznine do te jete e veshtire te permbyse rezultatin 0-2 te pjeses se pare.