Opinion nga Mejdan ZHIVANI

Dhe nëse ndodhë kështu vërtet siç thuhet apo flitet në prag të kësaj sfide, që Vllaznia të humbasë, gati është edhe justifikimi: ”luajmë me futbollistë të rinj dhe po mendojmë për të ardhmen”. Gjithashtu, edhe raportet mes drejtuesve aktual të Vllaznisë dhe atyre të Teutës janë mjaft të mira në këtë periudhë. Edhe pse u bë pak zhurmë në janar për kalimin e mbrojtësit Tefik Osmani nga kuqeblutë te “djemtë e detit”, gjithçka ishte një marrëveshje e heshtur mes palëve. Kjo tregon se edhe një tolerim i mundshëm sot ndaj Teutës, nuk është çudi.
Megjithatë, nëse ndodhë vërtet kështu, në mes ka edhe mjaft arsye të tjera të “nëndheshme”, që nuk thuhet asnjëherë publikisht, pavarësisht se opinioni i shëndoshë sportiv në Shkodër dhe përtej, i di shumë mirë.
Uroj që vërtet fjalët e qarkulluara, e sidomos në 24 orët e fundit, se Vllaznia do të “tolerojë” ndaj Teutës, të jenë thashetheme dhe asnjë nga këto fjalë të mos jenë të vërteta. Sepse pastaj çështja e Vllaznisë futet në “labirinthe” të tjera, që s’do ishte normale dhe e moralshme për një klub si Vllaznia.
Nuk duhet të mohojnë faktin se Teuta ka një skuadër mjaft të mirë dhe është e motivuar për ndeshjen e sotme, që ndoshta edhe me lojë të pastër fiton. Por të ndodhur në këtë situatë, Vllaznisë nuk i shkon përshtat një “pakt” i tillë, ku mund të përfitojnë 2-3 individë dhe jo futbollistët e Vllaznisë dhe futbolli shkodran!….