Pasditen e djeshme, Vllaznia kishte udhetuar per fitore ne transferte ndaj Teutes, por u largua nga Durresi me vetem nje pike. Te pakten, nje gje te tille e konfirmoi edhe trajneri i kuqebluve, Mirel Josa, ne konferencen perpara ndeshjes, qe ne fushe do te futet vetem per trepikeshin.
Megjithate, fakt eshte qe Vllaznia ka tre ndeshje pa asnje fitore ne kampionat. Realisht, per nje ekip qe synon titullin kampion dhe eshte ne mes te gares, dicka e tille le disi per te deshiruar, por akoma asgje nuk ka perfunduar.
Fakti qe Vllaznia nuk fiton prej tre ndeshjeve ne kampionat e kompromenton disi objektivin maksimal, qe eshte titulli kampion. Megjithate, ajo qe bie ne sy eshte edhe mungesa e golave.
Shkodranet kane shenuar vetem nje gol gjate kesaj periudhe pa fitore, pikerisht golin e djeshem ndaj Teutes, te shenuar nga mesfushori kosovar Esat Mala. Shume pak per nje skuader pretendente, teksa dy vitet e kaluara ishte nder me te mirat per nga numri i golave te realizuar.
Megjithate, kuqeblute besojne se kete jave ndaj Partizanit do te vije kthesa si ne fitore, ashtu edhe me gola, pasi nje gje e tille do t’i afronte edhe me kreun e renditjes se klasifikimit. Sa i takon kesaj, gjithcka mbetet per t’u pare diten e shtune ne ndeshjen ndaj “Demave te Kuq” ne Shkoder.
Maringlen ZHIVANI