Real Madrid ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit të La Liga-s dhe mesa duket pushimi i ndeshjeve ndërkombëtar nuk i ka shërbyer aspak trajnerit Lopetegui për të mbledhur ekipin e tij, teksa Levante i ka mposhtur me rezultatin 2-1. Një start shqetësues i ka kushtuar tre pikët Los Blancos në Bernabeu, teksa pas golit të dytë ata kanë dominuar komplet ndeshjen duke krijuar dhjetëra mundësi shënimi, por pa sukses. Ishte Marcelo ai që shënoi golin që i dha fund thatësirës më të madhe të historisë prej 491 minutash pa shënuar.

Akoma pa u nxehur mirë, Reali kaloi në disavantazh që në minutën e 6’. Pas një pasimi të bukur, Jose Morales gjendet vetëm për vetëm me portierin dhe dërgon topin në rrjetë. Vendasit u munduan të reagonin menjëherë, por janë befasuar me golin e dytë pas një penalltie të dhënë pas konfirmimit të VAR-it. Ishte Marti Roger ai që nuk gaboi nga pika e bardhë.