Ka disa ditë që raportohet se Vinicius Junior e ka pranuar ofertën e Real Madrid për rinovim, por The Athletic, media shumë serioze, skruan të kundërtën.

Sipas saj, agjenti i Vinicius ka lëshuar sinjale se marrëveshja finale është ende shumë larg dhe kjo prej kërkesave të larta të lojtarit.

Sulmuesi dhe agjenti po kërkojnë kontratën më të madhe në historinë e Los Blancos. Saktësisht, duan pagë 30 milionë euro në vit, edhe më shumë se Cristiano Ronaldo një herë e një kohë./telesport/