Ekipi tjetër shkodran i futbollit të femrava- The Door ka arritur të barazojë në ndeshjen e parë të kampionatit, atë që ka luajtur pasditen e sotme në Kamëz ndaj skuadrës vendase me të njëjtën emër. Rezultati i arritur në fund të 80 minutave të ndeshjes ka qenë 0-0. Megjithë përpjekjet e vajzave shkodrane, ata nuk kanë mundur dot të marrin fitoren. Trajnerët Ahmet Meta dhe Arben Parmeza edhe me ndërrimet që kanë bërë, janë munduar të luajnë në sulm por pa sukses. Pavarësisht kësaj, një barazim i tillë nuk është rezultat i keq për këtë ekip ngaqë ka qenë një ndeshje në transfertë. The Door ka një përbërje me vajza krejtësisht të reja dhe ashtu si vjet, qëllimi kryesor i menaxherit të kësaj skuadre Kastriot Faci është që këto vajza të merren me sport dhe të mos luftohet për kampionatizëm. Ndeshjen e ardhshme, The Door do ta luajë në Shkodër ndaj ekipit Juban Danja, një derbi shkodran ky që vjet ka dhuruar jo pak surpriza. Ndeshja tjeter e kesaj jave te pare te kampionatit te femrave, eshte kompletuar me fitoren 5-0 te Shkendise se Durresit ndaj Dardanise.
www.shkodrasport.com