Pas prezantimeve dinjitoze në mitingun ndrkombëtar të Norvegjisë dhe në Kupën e Paqes, ekipi i futbollit për femra “The Door” nisi fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik. Stërvitja e këtij ekipi zhvillohet në kushte mjaft të mira nën drejtimin e trajnerëve Arben Parmeza, Ahmet Meta dhe Alketa Shoshi. Falë kësaj pune të përbashkët, të menaxhuar me profesionalizëm nga presidenti Kastriot Faci, ekipi “The Door” ka objektivin e vet për të arritur rezultate sa më të mira si në kampionat ashtu dhe në kupë. Objektiv tjeter i tij është dhe marrja e “Këpucës së Artë” si golashënusja më e mirë e kampionatit nga kapitenia e ekipit Marsela Djegesina e cila u rendit e dyta sezonin e kaluar. Gjithashtu, pranë ekipit jane afruar shume vajza te reja te cilat kanë dëshirë të jenë pjesë e ekipit “The Door”. Edhe pse me një moshë të re, vajzat e “The Door” vazhdojnë me përkushtim maksimal stërvitjen për ta nisë sa më mirë kampionatin kombëtar i cili fillon më 15 tetor.