Ekipi The Door që drejtohet nga një emër i mirënjohur si Amarildo Belisha, është finalisti i dytë i kampionatit të grupmoshës U11 në Ligën Amatore të Zonës së Shkodrës.

Në gjysmëfinale ai ka fituar 4-2 ndaj skuadrës së Adës që drejtohet nga Etrit Nika dhe si rrjedhojë do të diskutojë tashmë fitimin e trofeut të kësaj grupmoshe.

Në rradhët e tij ka disa lojtarë të talentuar që premtojnë shumë për të ardhmen dhe këtë e demostrojnë edhe në ndeshjet që zhvillojnë.

GJYSMËFINALJA U11/ THE DOOR- ADA 4-2

THE DOOR U11: Stiven Juka, Renis Dani, Kenzi Halluni, Ensi Cemi, Rejan Kurti, Kleiton Kullolli, Heldi Kopliku, Roel Duka, Enio Dashi. Trajner: Amarildo Belisha. U aktivizuan edhe Laoel Beqiri, Muhamet Hoxha, Anos Guri, Rejan Lisaj, Rajan Kullolli.

ADA U11: Besardo Ndoj, Nikolas Gjoni, Kleando Nika, Leandro Pali, Aron Hasanaj, Sebastian Gjeka, Neidi Nika, Jurgen Gjeloshi, Klaudio Luka. Trajner: Etrit Nika. U aktivizuan edhe Armen Marashi, Klejdi Preka, Lorent Lasku dhe Klejdi Lasku.

Shënues: K. Kullolli, Duka (2), Kopliku/ B.Ndoj, Gjeka

Arbitër: Jena Mala