Ekipi i futbollit të femrave The Door Albania ka zënë vendin e dytë në turneun “Citta della pace” të zhvilluar në Rovereto të Italisë. Njëkohësisht ky ekip ka marrë edhe kupën si fitues i lojës “fair play”. Vajzat shkodrane të drejtuara nga trajneri Arben Parmeza kanë bërë një paraqitje shumë të mirë duke dalë deri në finale të këtij turneu ku është mundur nga një ekip tjetër. Megjithatë, vendi i dytë i arritur nga ky ekip dhe fitimi i kupës si ekipi më korrekt, janë tregues që ky turne ka shërbyer mjaft pozitivisht për ekipin shkodran. Nisja e ekipit drejt Italisë është bërë në mes të kësaj jave dhe përveç edhe dy ekipe të moshave të djemve, U-17 dhe U-13. Edhe këta të fundit janë paraqitur denjësisht teksa kanë arritur rezultate pozitive megjithatë nuk kanë arritur të fitojnë trofeun e këtij aktiviteti edhe për shkak të një problemi që ka ndodhur me një nga sportistët e vegjël. Megjithatë sipas menaxherit të The Door, Kastriot Faci, pjesmarrja në këtë aktivitet ia ka vlejtur shumë sepse mbi të gjitha është marrje eksperience dhe njëkohësisht edhe ballafaqim dinjitoz me homologë e homologe nga shumë vende të botës. Tre ekipet e The Door kanë mbërritur pasditen e sotme në Shkodër pas një udhëtimi të gjatë megjithatë të kënaqur me atë çfarë kanë përjetuar gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Itali.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL FUTBOLLI I FEMRAVE The Door zë vendin e dytë dhe meriton kupën e ekipit “Fair...