Franca ka hyrë në përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë në EURO2024, me skuadrën e Deschamps që do të masë forcat fillimisht përballë Austrisë, teksa në grup janë edhe Polonia e Holanda.

Pak orë përpara ndeshjes me Austrinë, Theo Hernandez ka folur për mediet, me mbrojtësin që ka folur për objektivin e këtij Europiani, por edhe për të ardhmen e tij.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe kam mundësin të ndihmojë Francën. Na presin ndeshje të vështira, por kemi besimin se mund t’ia dalim, jo vetëm në grupe, por ti shkojmë deri në fund këtij kompeticioni. Dua të fitoj këtu pasi është një ëndërr. E ardhmja? Kam dëgjuar shumë këto kohë, largimi nga Milan, klubi i ri, rinovimi, rikthimi në Spanjë, por sinqerisht nuk dua të mendoj për këto tani. Nuk kam asnjë përgjigje për asnjë nga këto pyetje, pasi jam i fokusuar vetëm te Franca dhe te Europiani, pasi të mbarojmë këtu do të marrë kohën time e më pas do të mësoni gjithçka” – tha mbrojtësi i Milanit.

Theo Hernandez ka zhvilluar 27 ndeshej deri më tani me Francën dhe ka shënuar dy gola, teksa në kampionatin e fundit, me Milan-in 26-vjeçari realizoi 5 gola në 46 takime me “kuqezinjtë”, teksa mbetet një nga emrat më të lakuar të momentin në shtëpinë e Milan-it.