Rastet e prekjes se futbollisteve me covid-19 shtohen gjithnje e me shume dhe tashme konstatohet edhe nje tjeter rast ne Angli.
Thiago Alcantara, i cili vetëm pak ditë më parë u transferua te Liverpool nga skuadra e Bayern, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Ishte vetë faqja zyrtare e kampionëve të Anglisë që komunikuan këtë lajm, duke thënë se Thiago pë momentin, ndihet shumë mirë dhe nuk ka shqetësime.
29-vjeçari spanjoll debutoi me Liverpool kundër Chelsea, ndërsa në sfidën e fundit kundër Arsenalit, nuk u grumbullua./abcnews/